Përjashtohet nga seanca plenare me 10 ditë deputeti i PD-së, Edmond Spaho, me pretendimin se ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa orë dhe i ka rënë bilbilit.
Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj pasi e përjashtoi me një ditë nga Kuvendi dhe gjobë duke i hequr ditën e punës, deputeti nuk pranoi të largohej nga salla. Pasi Spaho vijoi të qëndronte në foltore ku i binte pa pushim bilbilit, Felaj mori vendimin për përjashtimin e tij nga seancat me 10 ditë.
Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.