Big Brother është kthyer tashmë një fenomen në shoqërinë shqiptare, madje as politikanët nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë.
Me sa duket një ndjekës i rregullt qënka dhe Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Në një sondazh online në një prej faqeve në facebook, Petrit Vasili ka komplimentuar Kiarën për zgjedhjen që bëri këtë të martë duke nominuar Oltën, Dean dhe Tean.