Marrëdhëniet përbëhen nga njerëz të ndryshëm. Me përvoja, vlera dhe zakone të ndryshme. Dhe ndërsa për të qenë në gjendje të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme, ne i përshtatemi kushteve të bashkëjetesës, pasi disa nga zakonet apo karakteristika nuk ndryshojnë. Sa lehtë shprehemi është një shembull. Ka njerëz që flasin pa hezitim për atë që ndjejnë nëse janë të lumtur apo të pakënaqur dhe nga ata që i shtypin ndjenjat e tyre ose preferojnë të heshtin në vend që t’i shprehin ato.

Gaforrja
Mund të mendojmë se Gaforret janë emocionalë dhe shpesh qajnë, por kjo nuk do të thotë se ata janë një “libër i hapur”. Për shkak se kanë frikë se mos lëndohen, mbyllen në guaskën e tyre dhe, nëse shikoni më nga afër psikikën e tyre, ata janë njerëz mjaft të mbyllur. Në fakt, nëse tradhtohen qoftë edhe një herë, atëherë e kanë shumë të vështirë t’i besojnë sërish dikujt tjetër.

Peshorja
Diçka që të gjithë Peshoret e urrejnë është konflikti. Ata gjithmonë përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me qetësi, prandaj shpesh do të tërhiqen në debate dhe grindje. Ndaj do të shtypin veten derisa të mos durojnë më. Por kur të arrijnë në atë pikë sa të mos durojnë më, do të flasin, pa menduar për pasojat.

Bricjapi
Ata qëndrojnë fuqishëm kundër shfaqjes së emocioneve sepse besojnë se kjo do t’i bëjë të duken të dobët dhe kjo është diçka që Bricjapët nuk do ta dëshironin kurrë. Ata do të shmangin shfaqjen plotësisht të emocioneve të tyre, veçanërisht nëse nuk janë rehat në marrëdhënie. Por nëse dikush fiton besimin e tyre, ata mund të “hapen”.