Që prej futjes së të tij në shtëpi, banori i ri Shpat Kërleshi, ka patur disa ngacmime me Dea Mishel, ku komentet e Luizit nuk kanë munguar. Gjatë ditës së sotme, këngëtari sërish nuk e kurseu një koment të pahijshëm, lidhur me një veprim të Deas.
Teksa Kristi dhe Shpati po bënin ushtrime jashtë në oborr, Dea i ul në kurriz dhe më pas te këmbët, këtij të fundit. Ushtrimet u shoqëruan me të qeshura, ndërsa Luizi hodhi “kunja” për Dean, duke i thënë që ajo po “i hipën” Shpatit thjesht për të marrë vëmendje në Prime dhe për ti shpëtuar nominimit.

Dea: Ti ke mënyra shumë të bukura për të qëndruar në lojë, duke ngrënë, duke komentuar gërrhima, e di sa lojtar i mirë je. O dështak, o provincial. O njeri negativ, pse më dole sot para, shko merre vëmendjen tënde diku tjetër.

Luizi: E kaloi nominimin. Kush do të kalojë nominimin le t’i “hipë” Shpatit. Unë të paktën nuk i hipi njeriu, aq më tepër kushdo që të vijë. Erdhi Amosi, erdhi Shpati, jam kurioz çfarë do bësh kur të vijë një tjetër. Një hipje, një Prime.

Sa i përket debatit, Luizi u kap me fjalën “provincial”, duke anashkaluar faktin që vetë ai përdori më shumë se një herë termin “i hipën” dhe që “Dea bën gjithçka për lojë”, kur ai vetë e ka pranuar “në kuadër të lojës”, për të lejohet gjithçka. Këngëtari ishte i shpejtë për ta ndarë me banorët e tjerë atë që i tha Dea, ndërsa mori mbështetje nga Armaldo dhe Ermiona.

“Pastaj thonë “ja çfarë bën Luizi për lojë.” Më tha Dea mua “je një provincial.” Personi i fundit që ka përdorur termin “provincial” në këtë shtëpi, ka ikur. Ajo dhe Shpati mund të puthen këtu, mund ta konsumojnë edhe lidhjen këtu brenda, Dea bën gjithçka për lojë”-tha ai. Nëse flasim për lojë, Luizi nuk e kurseu as Kiarën ditën e sotme, për lojën e tij. Pasi dëgjoi që vajzat do të merrnin një avantazh nëse fitonin misionin e tyre, ai i bëri preson të madh Kiarës, e cila shpërtheu në lot, që misioni i tyre të mos realizohej. Këtë gjë e pranoi vetë Luizi në debatin e tij me Kiarën.