“Çështja e McGonigal nuk është halli i shqiptarëve, por i dy kokave të krimit, Sali Berishës dhe Ilir Metës”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në studion e Dritare TV.
“Problemi është që, është skandal nuk është çështje shqiptare po amerikane. Megjithse edhe nëse nuk do ishte kjo çështje, do dilte diçka që do bënte bujë. Edhe nëse do ishte më e vogël do bëhej objekt kombëtar diskutimi. Sepse ky nuk është halli i Shqipërisë, shqiptarëve apo halli i të qenit i korruptuar i kryeministrit të këtij vendi, apo halli që diçka ai ka përfituar dhe ne paskemi dëmtuar interesat e amerikanëve. Nuk është ky halli, halli është i dy kokave të krimit i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Berisha po e përdor këtë çështje si tymnaj.
Në 2013 kur Berisha humbi pushtetin janë bërë dhe pazare në këtë vend. Berisha ka kërkuar garanci që të ikte nga PD dhe nga posti kryetarit, por të mos i prekej vetja dhe familja e tij nga çdo gjykim dhe procedim penal, nga çfarë kishte ndodhur më parë. Për fat të keq dikush në politikën brenda apo ndërkombëtare ja ka dhënë këtë garanci dhe ai gjeti zëdhënësin, Lulzim Bashën që i dha partinë si trashëgimtar dhe si pjesë të familjes së vet që e kishte. Mirëpo reforma në drejtësi përmbysi dhe mjaft pazare.
Edhe pazarin që të mos i prekeshin pasuritë dhe çështjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që janë krim i madh kombëtar dhe krime shtetërore, të mos prekeshin. Le të merreshin me të reja por jo më me çështjet e vjetra. Reforma në Drejtësi, para ligjit të barabartë dhe mbi të gjitha kompromis të pandëshkueshmëve, bëri që ata faktor që investuan shumë për Reformën në Drejtësi jo të mos e njihnin por të dukej një çmenduri ajo e pazareve, që mos më prek. Dhe për rrjedhojë Sali Berisha u cilësua nga SHBA ‘Non Grata’.”