Që nga momenti kur u zbulua emri i personit me të cilin Gerard Piqué tradhtoi Shakirën, syri i publikut është përqendruar tek ajo. Ajo që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale është fakti që pronari i një restoranti nuk e ka lejuar dyshen e re, Pique me të dashurën e tij të darkojë në restorantin e tij.
Pronari i tij ishte një fans i çmendur i Shakirës e për pasojë sipas tij nuk mund të lejonte atë që e tradhtoi të hynte aty. Në platformën TikTok kanë qarkulluar video të shumta ku vihet re acarimi i Clara Chía-s pas daljes nga restoranti.