Analisti Ergys Mërtiri komentoi në emisionin Review në Euronews Albania protestën e opozitës të mbajtur këtë të shtunë.
Mërtiri tha se pjesëmarrja në tubim ishte tepër e dobët dhe tregon gjendjen ku ndodhet opozita. Ai nënvizoi se në një situatë normale, e pa përçarë, PD i mblidhte brenda ditës aq njerëz, ndërkohë që Berishës iu desh 1 muaj të përgatisë një protestë të tillë.
“PD aq njerëz i mbledh sot për nesër, nuk ka nevojë të përgatitet një muaj. Në një ditë normale, jo e përçarë. PD i mbledh me një fishkëllimë aq njerëz.
Ka mbi 5 mijë e ca seksione Partia Demokratike, sikur kryetari, nënkrytari dhe sekretari të shkojnë bëhen 15 mijë persona aq sa ishin sot në shesh, por problemi është se a të ndjekin njerëzit e pa angazhuar politikisht. Berisha, kryetari që mendon se ka opozitën, thotë që populli po zien dhe i duhet gati 1 muaj që të bëjë këtë protestë.
Në kohën kur qeveria është më keq se kurrë, opozita është akoma dhe më keq dhe ndaj ky është fati i Ramës, zoti Berisha po e mban Ramën në pushtet”, tha Mërtiri.