Ndonëse prej javësh ai zgjohej në mëngjes dhe qante i vetmuar në oborr, vetëm mbrëmjen e djeshme, Luizi u pyet gjatë “Prime-t” se çfarë e shqetësonte.

Teksa produksioni prej kohësh bënte një sy qorr karshi përlotjes së tij të përditshme, publiku kurrë nuk u tregua indiferent dhe gjatë gjithë javës i ka kërkuar atyre të interesohen për gjendjen e banorit të “BBV”.

Në dhomën e rrëfimit mbrëmjen e djeshme sërish me lot në sy, Luiz Ejlli tregoi se arsyeja e lotëve në sytë e tij ishte babai i tij i ndjerë.

“Ajo kënga që vendosni çdo mëngjes është kënga e vetme, këngë “moderne” siç e quante ai, që i pëlqente babait tim. Sa fillon jam dhe vetëm, se tjerët zgjohen vonë, më kap ajo ndjesia. Do të kisha dashur shumë të ishte gjallë dhe të më shikonte,”-tha Ejlli.