Në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së kosovës, Lulzim Basha është rikthyer të kujtojë periudhën kur ai shërbente si ministër i Jashtëm dhe ishte i përfshirë në këtë proces. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Basha tha se Shqipëria nuk e njohu e para Kosovën si shtet i pavarur pasi duhej unanimitet. “Duhet të kishte unanimitet për njohjen e pavarësisë, dhe sigurisht Shqipëria nuk ishte faktori më jo neutral.

Isha i emocionuar, jo për ndonjë drojë, por që gjithçka të shkonte mirë. Bëhej fjalë për një ëndërr brezash. Shqipëria ka pasur një rol të veçantë në këtë proces.”- tha Basha.