Luiz Ejlli dhe Butrint Imeri me siguri nuk do duan të shihen me njëri-tjetrin, e kjo për shkak të Kiarës. Lidhja e tanishme e moderatores me Luizin, ka sjellë në memorie të njerëzve romancën e saj me Butrintin. Madje emri i këtij të fundit është përmendur disa herë brenda ‘Big Brother VIP’, nga banorët e në një rast nga Luizi. Luizi është shprehur se nëse ai do të vinte në shtëpinë e BBV2, nuk do dinte çfarë të bënte.

‘Mu më qet jashtë loje, nëse vjen një person që ishalla nuk vjen’

Butrinti nuk erdhi asnjëherë brenda Big-ut e Luizi nuk ka pse të shqetësohet më. Mirëpo, fati ka dashur që dy këngëtarët, të ishin në të njëjtin vend, por pa Kiarën. ‘Iconstyle’ ka mundur të gjejë lidhjen mes dy ‘rivalëve’. Shumë vite para, bëhet fjalë para 15 viteve, Luiz Ejlli xhiroi klipin e këngës ‘Zjarr e ftohtë’ në një vilë që ndodhet në Pezë. Deri këtu nuk ka asgjë do thoni ju. Por prisni edhe pak.

Pas 11 vitesh, në të njëjtën vilë ku Luizi filmoi klipin për këngën që e dërgoi në ‘Eurovizion’, Butrinti ka realizuar klipin ‘Ma cherie’. Pavarësisht se në fillim të klipit lexohet vendndodhja Kolumbi, syri vëzhgues i ‘Iconstyle’ ka zbuluar se bëhet fjalë për vilën ku ka xhiruar edhe Luizi.

Nëse keni dyshime, hidhini një sy fotove:


Koinçidencë apo jo? Epo Kiara, duket se nuk është e vetmja gjë që i ka bërë bashkë dy çunat.