Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, pas shtatë ditëve, prej kur termeti shkatërrues goditi Turqinë.
Edhe pse shanset për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz, foshnje e të moshuar, janë shpëtuar më shumë se shtatë ditë pas tërmetit të tmerrshëm.
Disa foto prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët nxorën të gjallë një grua nga rrënojat e një pallati.
Ajo quhet Serap Donmez dhe bien në sy fotot e djalit të saj duke festuar gjetjen e nënës së tij.