Liverpool-Real Madrid, një klasike e madhe e Ligës së Kampionëve mes dy skuadrave më të suksesshme në Evropë. Njëra kundër tjetrës në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. 6 Champions të fituar në histori nga “Reds”, 14 prej Real Madridit.
Kjo është përballja mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e këtij kompeticioni. Liverpool-i kaloi fazën e grupeve duke zënë vendin e dytë në grupin A pas Napolit, fitoi pesë nga gjashtë ndeshjet, vetëm duke iu dorëzuar fuqisë dërrmuese të skuadrës së Spallettit në natën magjike të “Maradona”.
“Los Blancos” e Ancelottit, nga ana tjetër, përfunduan përpara të gjithëve në grupin F, duke lënë pas Leipzig, Shakhtar dhe Celtic. Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në finalen e edicionit të kaluar në “Stade de France”. Real Madridi buzëqeshi, sërish kampion i Europës falë golit të Vinicius.
Liverpool duhet të jetë në gjendje të ketë Darëin Nunez në qendër të sulmit, i rrethuar nga Salah dhe Gakpo. Mesfusha me Henderson, Fabinho dhe Bajcetic. Në mbrojtje Alexander-Arnold dhe Robertson në korsi, Matip dhe Van Dijk në qendër, para portës së Alisson.
Ancelotti mbështetet te Benzema dhe Vinicius Junior, të asistuar nga Rodrygo. Mesfusha do t’iu besohet Modric dhe Camavinga, me Valverde të rikthyer aty, duke qenë se Kroos dhe Tchouameni janë të pamundur për këtë sfidë. Mbrojtja me katër, para Courtois: Carvajal në të djathtë, Alaba në të majtë, Militao dhe Rudiger në qendër.