Me ‘tensione’ u zhvillua nata e parë e festivalit Sanremo. Këngëtari Blancos prezantoi këngën e tij të re L’isola delle rose, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe shkatërroi skenën.
Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër. Blancos shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij.
Publiku nisi ta shante dhe këngëtari u përpoq të justifikohej.
“Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun.
Amadeus tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit. Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e parë e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performuan 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, të cilit iu kushtua edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.
Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.