Shakira vazhdon të thumbojë ish-bashkëshortin e saj pasi zbuloi tradhëtinë e tij me një grua më të re në moshë, që tani është publikisht e dashura e tij. Këngëtarja kolumbiane, “dedikim” këtë herë e ka bërë nga kuzhina e shtëpisë së saj. Shakira shihet duke pastruar dyshemenë teksa këndon tekste të një kënge ku thuhet “Mund të vrasë ish-in tim’.
“Mund të vras ish-in tim,” këndon ajo, duke sinkronizuar këngën e SZA “Kill Bill” teksa pastron kuzhinën e saj. Pjesa e veçantë, e cila është bërë virale në TikTok, i referohet një gruaje që kërkon hakmarrje ndaj ish-it të saj.
Në video dëgjohet Shakira 46-vjeçare duke kënduar. “Unë mund të vras ish-in tim. Unë ende e dua atë. Më mirë të jem në burg sesa vetëm, i bëra të gjitha nga dashuria”, vazhdoi ajo.