Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin. Megjithatë, ata sigurisht nuk do të qëndrojnë pa festuar dhe përveç “Vëllait të Madh” i cili do japë një dorë në përgatitjet, Luizi si duket qenka kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij.

Por, si mund t’i bëhet qejfi dhe të përkëdhelet një femër? Përveç luleve, dhuratave, darkës romantike dhe qirinjve një këngë e dedikuar për të është tjetër nivel.

Ka qenë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka “zbuluar” këtë suprizë të Luizit, i cili edhe më herët i tha Kiarës që 14 shkurti do të jetë një ditë e veçantë për të.

Teksa ka postuar një pjesë të shkurtër të këngës, Elgiti ka paralajmërua: Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.

Ky postim i këngëtarit është ripostuar edhe nga vetë Instagrami i Luizit dhe menjëherë intuita jonë na bën që të mendojmë se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti, të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.