Avokati Spartak Ngjela thotë se politikanët nga mazhoranca dhe opozita po ndihen të frikësuar nga drejtësia.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se priste nga SPAK-u arrestime të zyrtarëve të lartë që këtë muaj. Sipas tij, formimi i Gjykatës Kushtetuese jep shpresë që nuk mund të ketë abuzime me drejtësinë.
“Shenjat janë që po, palët janë të trembura. Shoh që ka frikë nga të dyja kahet. Mazhoranca ka favorin që është mazhorancë dhe ka shumicën në parlament. Megjithatë, do shohim sesi do ecin ngjarjet. Unë prisja në këtë muaj, ua kam thënë.
Gjatë shkurtit kam pritur që të fillonte një etapë e re e SPAK-ut, sidomos me ardhjen e Dumanit atje. Të shohim njëherë më vëmendje sesi do të operohet.
Formimi i Gjykatës Kushtetuese na jep një shpresë që nuk mund të ketë abuzime me drejtësinë”, theksoi ai.