Operacioni masiv i kërkim-shpëtimit që vazhdoi gjatë natës në Turqi, pritet që nga mëngjesi i sotëm të rrisë kapacitetet dhe shpejtësinë.

Numri i viktimave i konfirmuar ka shkuar në më shumë se 4.300, por pritet të ketë rritje në vijim.

Agjencia turke e urgjencës AFAD, thotë se më shumë se 2600 personel nga 65 vende të botës janë dërguar në zonën e fatkeqësive.

Në total janë dorëzuar 300,000 batanije dhe më shumë se 41,000 tenda familjare.

Banesat e kthyera në rrënoja janë me mijëra, ndërsa tërmeti i dytë me magnitudë 7.5 shkaktoi dëme të mëtejshme në rajonin e tronditur keq.