Hasan Salihamixhiç nuk e ka kursyer reagimin e Manuel Nojerit së fundmi në prononcimin e gardianit për “The Athletic”, ku 36-vjeçari shfaqej tejet i zhgënjyer nga politikat dhe vendimet anonime të marra nga drejtuesit e brendshëm të klubit, pa arsye dhe vlerësim në kontributin e çdo personazhi, aty ku largimi i Tapaloviç shkaktoi gjithë këtë mllef:
“Të qenit i prekur është diçka njerëzore dhe Nojer besoj se po e vuan këtë pjesë. Por askush nuk mund të vendosë interesat personale përpara ekipit dhe Nojer tashmë sapo e ka kryer. Prisja tjetër reagim, aq më tepër marrë në konsideratë rolin e tij si kapiten. Ndarja me Tonin nuk ishte e lehtë, pasi kontributi i tij në kamp ishte goxha i gjatë dhe kishte hedhur rrënjë të forta. Ndonëse vjen momenti kur duhet të marrësh vendime të detyrueshme në të mirë të grupit dhe situata e krijuar erdhi pikërisht prej kësaj pike. Është koha decizive për t’i analizuar detajet brenda dhe të dalim në konkluzione të sakta se nga erdhi ky shpërthim i papritur”, tha ballkanasi për “Bild am Sonntag”.
Brazo në këto momente ka marrë trajtën e personazhit të çuditshëm, pasi vetëm para pak kohësh çështja e Gnabrit tërhoqi vëmendje, ndonëse përmasat e diskutimit aktual janë të frikshme.