Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të ndahen përfundimisht me këtë të fundit që ka qenë shumë e tensionuar ditën e sotme pasi Lui bëri që të prishte lojën, ku vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh.

Ajo ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështet tek lavamani dhe nuk e linte dilte.Ai I tha pak më parë Kiarës: E provove që I coj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit I thotë ik e mos hajde më. Pas situtës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty. Pas këtij debate Luizi është parë shumë I heshtur dhe është shtrirë për të fjetur gjumë që në orën 9 të darkës, diccka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Luizi është ndër personat që bie për të fjetur më vonë dhe zgjohet i pari.

Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm. Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte. Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.