Në zyrat e Njësisë Administrative Kutalli, është tentuar të vidhet me forcë nga një djalë i ri i cili ka kërcënuar arkëtarin për t’i marrë para, por kur nuk ka gjetur asgjë, ia ka mbathur. Nuk ka zgjatur shumë gjatë arratia e tij dhe policia e ka vënë në pranga.

policia-elbasan-natenPolicia tha se “shtetasi A. V. ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli dhe duke kanosur me fjalë arkëtarin, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës, të cilën pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Kutalli, Dimal, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë”.

Njoftimi nga Policia:

Shërbimet e Policisë Dimal, pas informacionit se një shtetas ishte futur me forcë, për të vjedhur në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. V. ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli dhe duke kanosur me fjalë arkëtarin, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës, të cilën pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Kutalli, Dimal, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.