Coskun Karatasoglu, 12 vjeç dhe familja e tij ranë nga një lartësi nga një pallat 14-katësh në Adana. Ai është i shtrirë në krevatin e spitalit, pa familjen, por me shpresë dhe frikë për më të dashurit e tij. Vëllezërit dhe motra e tij kanë shpëtuar, por janë akoma në rrezik për jetën në dhomën e emergjencës.
Shtëpia e tyre u rrëzua mbi një banesë tjetër ngjitur. “Unë rashë në një ballkon të katit të dytë të shtëpisë ngjitur dhe shpëtova nga rrënojat”.
Motra, Firdevi 16-vjeçar është lënduar rëndë nga disa pjesë metalike dhe nuk dihet nëse do ecë ndonjëherë. Edhe nëna Oeznur u shpëtua gjithashtu. Ajo u nxor nga rrënojat nga xhaxhai, Uemit Yuecel.
“Mbaj mend dritat që pulsonin, dyert hapeshin dhe mbylleshin. Nëna ime hapi derën që të shpëtonim. Më pas ramë dhe humba ndjenjat,” tregon nxënësi.
Gjatë natës duke u gdhirë e hëna ndodhi tërmeti i tmerrshëm në Turqi, i cili ka lënë të vdekur mbi 5 mijë persona e qindra të tjerë të plagosur e në gjendje kritike për jetën, mijëra shtëpi të shembura. Shifrat priten të rriten.