Qentë janë kafshët e trajnuara për të gjetur njerëzit nën rrënoja, por kësaj radhe ka qenë një mace që ka shpëtuar jetë njerëzish pas më shumë se një jave nga tërmeti i tmerrhëm që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Një nënë me dy fëmijët e saj si edhe dhe një foshnjë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit në Turqi falë një maceje. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon se si një mace çon ekipin e shpëtimit drejt banesës së dëmtuar që ishin njerëzit dhe ata ia kanë dalë t’i nxjerrin të gjallë nga rrënojat të tre personat e gjetur.Kujtojme se, numri i viktimave që goditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar 42 mijë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat rreth 10 mijë vetë.