Erzeni do jetë finalja e 5 mars në Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Njësoj si në edicionin e shkuar, të dyja skuadrat ia dolën të përsërisin suksesin. Bardheblutë fituan edhe në gjysmëfinalen e kthimit me Partizanin në derbi, për rezultatin 3-2, me duelin që zgjati për më shumë se dy orë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet. Nga ana tjetër, Erzeni fitoi 3-0 me sete me Vllazninë, teksa mësohet edhe finalja e këtij edicioni në volejbollin e meshkujve sa i takon Kupës.

Në “Farie Hoti” derbi Tirana – Partizani dhuroi spektakël, teksa u vendos në setin shtesë. Në setin e parë Partizani fitoi 20-25, teksa 25-23 iu përgjigj Tirana. Seti i tretë foli për Partizanin 23-25, ndërsa në të katërtin Tirana barazoi setet në 2-2 duke fituar 25-22. Në përballjen finale, bardheblutë e Arben Sakos fituan 15-11 duke marrë të drejtën për finalen e Kupës.

Në “Dhimitraq Goga”, Erzeni fitoi 3-0 me Vllazninë. Shijakasit mundën pastër shkodranët me sete, 25-13, 25-20, 25-18, duke përsëritur finalen me Tiranën. Bardheblutë kërkojnë të mbajnë trofeun dhe të sigurojnë kupën e nëntë, ndërsa Erzeni për trofeun e katërt.