Pas suksesit të padiskutueshëm të Rihannës në Super Boël me kolonën zanore të filmit shumë të suksesshëm Black Panther: Ëakanda Forever, tashmë këngëtaren do ta shohim të performojë “Lift Me Up” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Oscars. Ajo është nominuar në Oscar për “best original song” dhe ky është nominimi i saj i parë.
“Lift Me Up”, me muzikë nga Tems, Rihanna, Ryan Coogler dhe Ludëig Göransson dhe tekst nga Tems dhe Ryan Coogler, është nominuar për “best origjinal song
Në fillim të këtij muaji, Rihanna, e veshur me një kostum të kuq të ndezur, këndoi hitet e saj në 13 minuta, në Super Boël në State Farm Stadium në Glendale, Arizona. Gjatë performancës në atë skena ajo dha lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ndër konkurrentet e Oskarit me të cilat përballet Rihanna është Lady Gaga, e cila u nominua për “Hold My Hand” nga “Top Gun: Maverick”. Lady Gaga e shkroi këngën me BloodPop dhe është nominimi i saj i katërt. Ajo fitoi një Oscar në 2019 për “Shalloë” me Bradley Cooper.
Një tjetër e nominuar është Diane Ëarren, e cila mori nominimin e saj të 14-të për Oscar përmes këngës së saj “Applause” nga “Tell It Like a Ëoman”. Kantautori fitoi një çmim nderi Governors Aëards vitin e kaluar. Të tjerë të nominuar për këngën origjinale më të mirë janë “Naatu Naatu” e MM Keeravaani nga “RRR”, e cila u shkrua nga Chandrabose dhe “This is a Life” nga “Everything Everyëhere All at Once”. Kënga e fundit u krijua nga Mitski, David Byrne dhe Ryan Lott, të cilët së bashku me grupin e tij Son Lux u nominuan për muzikën më të mirë origjinale.