Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, opozita kishtë dy liderë të shpallur publikisht: Bashën dhe Kryemadhin. Partitë e udhëhequra prej tyre morën gjithsej 730 mijë vota të vlefshme, por duke llogaritur edhe fletëvotimet e plotësuara gabim (fletët e votimit ishin si fjalëkryq gazetash), votat për këto dy parti mund të kenë qenë afër 800 mijëshit.
Nga ana tjetër, edhe për PS-në e Ramës mund të kenë votuar 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim. Sidoqoftë, si rrjedhojë e sistemit aktual elektoral, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare (nga 70 që i takonin sipas votës popullore kombëtare).
Vijmë tani tek një sondazh që zhvillova në 24 orët e fundit. Vetem 665 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Berisha të jetë kryeministër, megjithë përkrahjen pa rezerva të partisë së Metës dhe të shumë mediave antiqeveritare. (Kujtesë: Pothuaj 800 mijë zgjedhës votuan në prill 2021 për dy partitë kryesore opozitare.)
Nga ana tjetër, rreth 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt) rezultojnë se duan që Rama të jetë kryeministër. (Kujtesë: Për PS-në e Ramës mund të kenë votuar rreth 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim).
Me pakë fjalë, opozita e sotme (Berisha-Meta) ka një deficit prej rreth 130 mijë votash, krahasuar me opozitën e djeshme (Basha-Kryemadhi), dhe deficit po prej 130 mijë votash, krahasuar me kryeministrin e sotëm (Ramën)…