Vëllai i Madh i dha një tjetër lojë mjaft interesante ditën e djeshma banorëve të Big Brother, ‘Lojën e Rezistencës’. Në këtë lojë, të gjithë pjesëmarrësit do t’i duhej të rrinin të paktën 10 orë pa lëvizur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës. Pas disa orëve sfidë, Armaldo nuk është përmbajtur dhe ka urinuar live në sy të banorëve.
Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak Valbona Memës, e cila ka reaguar shumë keq dhe i ka thënë maestros se atij i duhet t’i vijë turp për atë gjë që ka bërë. Ndër të tjera, këngëtarja i tha se është grua me G të madhe.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: Ti Valbona je pak tradicionale në këtë pikë
Valbona: Leje lojën, me mua mos e kruaj për tradicionalen se nuk e di fare përgjigjen e një gruaje. Turp të kesh që në sy të një femre, të një nëne single bën shurrën. Turp
Armaldo: Po ti s’ishe këtu
Valbona: Këtu isha, ta pashë edhe dorën kur e hoqe
Armaldo: Jo nuk ishe këtu
Valbona: Turp të kesh, mos më përmend mua tradicionalen
Armaldo: Nuk ishe këtu
Valbona: Këtu isha, pyete Nitën. Po të më konsideroje si motër, të më thojë ‘Valbona, ik atje’
Armaldo: Ore po më vjen keq tani se po gjykoni shumë gabim tani
Valbona: Mua, mos më trego tradicionalen. Dmth që ti je jashtë mode. Unë jam grua me G të madhe
Armaldo: E lëmë fare, se po më keqkupton
Valbona: Jo, më the je shumë tradicionale