Zgjedhja e liderit të ri për këtë javë ka sjellë një përplasje shumë të fortë mes Luiz Ejllit dhe Valbona Memës. Këngëtari i kërkoi llogari Valbonës se pse kjo e fundit zgjodhi Oltën si lider, duke pasur parasysh edhe se lideri ka një avantazh në lojë.

Këngëtarja u shpreh gjatë spektaklit të sotëm se ajo është ndjerë në presion dhe ka pasur edhe dhunë psikologjike nga Luizi. Nga ana tjetër, Luizi u shpreh se nuk i ka bërë presion dhe thjesht e ka pyetur si mik përse zgjodhi Oltën si lider.

Valbona: U “dhunova”, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni. Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike.

Luizi: I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë e kuptoj. Por nuk Iikam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje.