Komentet e herë pas hershme lidhur me raportin miqësor të Armaldos dhe Valbonës, kanë acaruar këtë të fundit, e cila sot “shpërtheu” ndaj Deamishel. Për herë të parë shohim Valbonën teksa debaton me tone të larta dhe në mënyrë të prerë i thotë Deas të mos flasë më në emër të saj.

Teksa banorët po bënin batuta me Armaldon lidhur me raportin që ai ka krijuar me Valbonën, Deamishel u shpreh se nuk e kupton pse ai e thërret “motër” Valbonën. Ishte pikërisht ky koment, që solli reagimin e ashpër të Valbonës, e cila i kërkoi Deas, që duke nisur nga ai moment e në vijim, mos t’i flasë më asaj.