Në mungesë të Albana Vokshit, rolin e kameramanit në seancën e sotme parlamentare e ka marrë Belind Këlliçi.
Këlliçi që është caktuar prej Berishës të kandidojë në Tiranë më 14 maj, me stikën e telefonit u përpoq të bënte regjinë duke filmuar fjalimin e Berishës në foltore.

Kjo situatë qesharake është ironizuar dhe nga deputeti socialist Erion Braçe që e ka cilësuar atë “zarin e radhës”.
“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe.

https://www.instagram.com/reel/ConNRLzuhXS/?igshid=YmMyMTA2M2Y=