Lokomotiva e Zagrebit fitoi dje 0-4 kundër Sibenik në transfertë, duel i vlefshëm për javën e 21-të në ligën elitare në Kroaci. Në këtë duel një nga golat e miqve u shënua nga Indrit Tuci, sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21.

22-vjeçari nga Lezha u fut në fushë në minutën e 71, teksa pas vetëm 14 mnutash në fushë përshëndeti rrjetën. Tuci gjen golin e katërt në elitën kroate, teksa ka dhuruar edhe dy asiste në 17 ndeshje të zhvilluara në Kroaci.

Prej 2019 sulmuesi është pjesë e kroatëve, teksa Tuci është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe ka luajtur në shtatë takime duke shënuar një gol. Djaloshi nga Lezha ka kontratë me Lokomotivën e Zagrebit deri në verën e 2025.