Eduart Zaloshnja i ftuar në “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News, ka diskutuar për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku u ndal edhe te Bashkia e Tiranës.
Sa i përket parashikimit për ndonjë kandidat tjetër në këtë bashki, Zaloshnja u shpreh se ai sheh vetëm Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn si kandidatë të vërtetë.
Ai tha se kryebashkiaku aktual ka një epërsi të jashtëzakonshme ndaj kandidatit që doli nga primaret.
“Unë vetëm Veliajn dhe Këlliçin kam testuar nëpër sondazhe. Por që Veliaj ka një epërsi të jashtëzakonshme. Jo vetëm se Veliaj është kandidat, por nga viti 2000 kandidatët socialist në Tiranë kanë marrë po aq vota sa ka marrë partia.
Veliaj i bie të marrë njëqind e tetëdhjetë e ca mijë vota, kështuqë Këllici as mund t’i afrohet.
Mund të dalin kandidatë të rinj, por që në lidhje me Veliaj, nuk ka efekt,” theksoi Zaloshnja