Keisi dhe Kristi kanë nisur një romancë në shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë kanë qenë kuriozë sesi ka reaguar babai i Keisit, këngëtari i njohur Sabiani. Ky i fundit ka postuar një video në Tiktok duke nxitur shumë komente nga njerëzit që mendojnë se fjalët i ka pikërisht për marrëdhënien e Keisit me Kristin.
Në pyetjen “S’e mos e lë çupën beqare”, Sabiani përgjigjet: “Jo, e ka vetë në dorë, babi s’e kushtëzon për asgjë, vetëm…zorraxhinj s’dua në shtëpi”.
“E theksoj! Zorraxhinj nuk dua në shtëpi”, shkruan Sabiani krah videos duke etiketuar Keisin.