Lionel Scaloni nënshkruan kontratë të re si trajner i Argjentinës. Trajneri fitues i Kupës së Botës ka zgjatur kontratën deri në vitin 2026 me përfaqësuesen bardhekaltër vetëm disa muaj pasi e çoi vendin e tij drejt lavdisë në Katar. Lajmi u konfirmua përmes llogarisë zyrtare të Argjentinës në Twitter. Scaloni, me triumfin në Katar, u bë trajneri i katërt më i ri në histori që ka fituar Kupën e Botës.
Edhe pse një trajner pa shumë përvojë, ai ia doli të bashkonte futbollistët rreth “yllit” të skuadrës, Lionel Messi, i cili kishte shansi e fundit për të fituar trofenë madhor, që ishte i vetmi që i mungonte palmaresit të tij.
Argjentina e nisi me një disfatë shokuese kundër Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse në turneun aziatik, por u rikthye në mënyrë të jashtëzakonshme për të kaluar në finale, duke mposhtur Francën me penallti 4-2 pas një ndeshjeje dramatike. Me ndihmën e Scalonit, Argjentina u hakmor për humbjen e trofeut në vitin 2014 dhe i dha fund një pritjeje 36-vjeçare për të ngritur edhe një herë Kupën e Botës. Sfida e radhës për Scalonin do të jetë mbrojtja e kurorës në vitin 2026.