Kylian Mbappe vijon të shfaqet një fenmen në fushë edhe me fanellën e kombëtares së Francës.

Sulmuesi shtoi së fundmi edhe dy gola në llogarinë e tij me “Gjelat” teksa ndëshkoi në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, Holandën, një sfidë ku francezët triumfuan me shifrat 4-0.

Me dy golat e shënuar ndaj “Tulipanëve”, Mbappe preku shifrën e 38 golave ​​me kombëtaren duke vendosur në shënjestër një legjendë si Michel Platini. Ish-fantazisti i dalluar i Francës ka shënuar 41 gola me kombëtaren, mirëpo rekordi i tij është në rrezik nga 23-vjeçari. Megjithatë, vetë Mbappe më mbetet “këmbë në tokë” teksa shprehet se Platini është një legjendë e futbollit francez dhe se ai mund të ndjehet vetëm i nderuar për krahasimin.

“Tre gola larg Platini? Është një nder i madh që të jem pranë tij në këtë klasifikim, por tashmë objektivi i radhës është ta parakaloj. Megjithatë, përtej shifrave unë mbetem me “këmbë në tokë” dhe do të vazhdoj në rrugën time. Përveç rekordeve, Platini mbetet një legjendë e padiskutueshme e futbollit francez”, u shpreh Mbappe.

Kujtojmë se golashënuesi më i mirë në histori e Francës është Olivier Giroud me sulmuesin e Milanit që ka shënuar 53 gola./ SuperSport