Ndarjet janë të vështira dhe secili person i trajton ato ndryshe. Qoftë një lidhje e gjatë apo më e shkurtër, ka nga ata që do të vazhdojnë të fshehin ndjenjat e tyre dhe nga ata që do ta kenë shumë të vështirë të pranojnë situatën e re. Cilat shenja mund t’i përkasin?
Demi
Si një nga shenjat më me rutinë nuk shkon mirë me ndryshimin. Ata që i përkasin shenjës së Demit do luftojnë shumë për lidhjen e tyre dhe do bëjnë gjithçka deri në fund. Megjithatë, nëse ndarja është zgjidhja, ata do të marrin një vendim, i cili nuk do të ndryshojë. Ata janë kokëfortë dhe nëse thonë se diçka do të bëhet, nuk ndryshon.
Gaforrja
Shumë i vlerësojnë Gaforret me besnikërinë dhe mbrojtjen e tyre. Kur arrijnë pikën e ndarjes, ata mbulohen me guaskën e tyre të fortë për të fshehur dobësinë e tyre. Duhet kohë që ata të besojnë përsëri dikë dhe ata përdorin sulmin si mbrojtje.
Akrepi
Ai mund të jetë i vështirë të tregojë ndjenjat e tij, por një ndarje për një Akrep është një thikë në zemër veçanërisht nëse ai nuk e ka kërkuar atë. Ai mund të duket i mirë, por në realitet ai do t’i shfaqë ndjenjat e tij të forta në mënyrë të prapambetur apo edhe hakmarrëse. Nëse ai mund të menaxhojë ndjenjat e tij të errëta, ai do të jetë në gjendje të pranojë ndarjen.