Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel ka marrë intervista ekskluzive për ngjarjen e kobshme që ndodhi dje në kryeqytet ku 3 gra u vranë nga dora e Dan Hutrës.
Një prej viktimave është dhe Etleva Kurti, motra e të burgosurit me dënim të përjetshëm Vladimir Kurti, me të cilin Hutra kishte probleme në burg.
Fqinja e Etleva Kurtit ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
“Isha në verandë kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma sa s’bëhet, 3 herë më duket. E ka pyetur a je motra Ladit e pastaj e ka qëlluar,” tha fqinja.