Incidenti që ndodhi disa ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip ku Luizi bllokoi Kiarën gjatë një sfide javore ishte tema kryesore e diskutuar mbrëmë në spektakël ku opinionistët dhe banoret bashkë me Kiarën e cilësuan si dhunë. Ky moment ka krisur edhe lidhjen e tyre, ku pas spektaklit, në mesnatë të dy kanë biseduar për atë që ndodhi dhe Kiara i ka thënë se nuk e ndjen as të puthet dhe as të preket me të. Ajo tha “Unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën”. Marrëdhënies së tyre në shtëpi mesa duket po i vjen fundi.
Debati Kiara-Luiz:
Kiara: Blloqe do ketë se nëse unë do mërzitem në një moment ti vjen nga mbrapa.
Luizi: Hera e tretë që ma thua, duket sikur mezi pret me e thanë. Tani nuk je me nerva
Kiara: Po përpiqem të analizoj pa emocion brenda
Luizi: Unë normal që do mërzitem kur e thua se është hera e tretë që ma thua. A e kupton që më ka mbet mendja te ajo fjalë?
Kiara: Avash se u mërzite ti nga një fjalë.
Luizi: Po pse ca të dukem unë ty prej hekuri, apo akulli?
Kiara: Ti je drama quin.
Luizi: Për cfarë?
Kiara: Mërzitesh e rri gjithë ditën në krevat, më thua ti më ke në dorë mua, më ke në dorë lojën.
Luizi: Po ja pra je duke më kërkuar zgjidhje. Më ke në dorë pra.
Kiara: Pse nuk mund ta them mendimin tim?
Luizi: Më ke në dorë se nuk je duke më lënë të lirë, je duke më thënë zgjidh.
Kiara: Ti do një vijë të mesme, shumë bukur le ta lëmë të rrjedhë.
Luizi: E si do rrjedhë?
Kiara: Unë nuk jam me sustë të them po të puth, po të përqafoj e kjo gjë kaloi
Luizi: Kaq e thjeshtë është
Kiara: Nuk e bëj dot, nuk e ndiej ta bëj
Luizi: As e ndien as e do.
Kiara: Unë do shoh si do veprosh, unë s’kam besim.
Luizi: Unë në shtrat do rri s’do luj
Kiara: Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë.
Luizi: Aty do rri për Zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dal prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë.
Kiara: Vazhdo bëj si kalama. Je 37 vjec dhe thua do rri në shtrat gjithë ditën se ti s’më flet, cohu ore lëviz mundohu ta rregullosh atë gjë që prishe. Të thashë mba distancën se nuk dua puthje e përqafime, jam akull e ftohtë në emocione.