Lojtari i PSG Ashraf Hakimi është në telashe. Prokurorët francezë kanë nisur një hetim, pasi futbollisti dyshohet si autor i një përdhunimi.
Një grua 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e krahut se ka abuzuar me atë seksualisht në shtëpinë e tij në periferi të Parisit më 25 Shkurt
Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, vajza 23-vjeçare raportoi incidentin në polici më 26 Shkurt, por nuk pranoi të ngrinte zyrtarisht akuza.
Zyra e Prokurorisë së Nanter refuzoi të jepte një koment, por shprehu shqetësimin se informacionet e bëra publike në media, ia vështirësojnë hetimet.
Sipas akuzueses, kontaktet me futbollistin nisën më 16 Janar, kur 24-vjeçari filloi t’i shkruante në Instagram. Ai më pas e ftoi në shtëpi, ku edhe abuzoi me të.
Gruaja e Hakimit, aktorja Hiba Abuk dhe dy fëmijët janë me pushime në Dubai. Të dy u njohën në 2018, ndërsa u martuan në 2020-ën.