Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë, një ditë pas aksidentit tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Mesditën e sotme një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18 rreth orës 12:15. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në komisariat.