Në një lojë ajo çka të bën më të fortë dhe strateg të mirë janë patjetër dhe aleancat e krijuara, aleanca e parë në ‘Big Brother VIP Albania’ duket se sapo është krijuar, ditën e sotme gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë, Armaldo dhe Dea i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë aleatë në lojë.
Armaldo: Nuk po flasim për nominime po për qëndrime, për idera për mënyrën e lojës. Dea mua nuk më intereson ti në këtë fazë loje. Për mua nuk ka rëndësi se kush është finalist nga ne të dy, se ne e kemi marrë, atë që kemi dashur. Qëllimi është që të shkojmë në finale, të paktën unë, të shkojmë ne që kemi qenë që nga dita e parë.
Dea: Unë kam frikë nga ty, se sa herë ke bërë këtë diskutim me njeri, ke ndërruar mendje. Apo jo?
Armaldo: Më duket sikur këtë buzëqeshje po ma bën me mosbesim.l
Dea: Unë ta kam dhënë sinjalin, që kur të shpëtova te zinxhiri.
Armaldo: Unë e kam marrë sinjalin, po duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të kemi pasur ndonjë keqkuptim. Kjo është ideja, dhe të mbajmë njëri tjetrin në debat. Mos e kam gabim, ka të bëjë me nominim.
Dea: Jo ke të drejtë, aleancat lejohen.