Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së të dielës ndaj Sampdorias.
“Për ne ajo ndaj Sampdorias është një ndeshje me shumë rëndësi pasi në rast se fitojmë atëherë për herë të parë në këtë kampionat do të kishim më shumë pikë se Interi i vendit të dytë. Ne jemi të vetdijshëm për vështirësinë që na pret nga përballja me Sampdorian. Unë them me bindje se kemi në total 50 pikë, nuk e mendoj penalizimin.
Për ndeshjen me Sampdoria rikthehet në dispozicion Pogba, por nuk e kam vendosur formacionin. Chiesan e pres për ndeshjen e radhës në Europa League, po ashtu edhe Di Maria që është në pushim total. Shpresoj që djemtë të kuptojnë rëndësinë e sfidës pasi Sampdoria është një kundërshtar që vrapon shumë në fushë”, u shpreh Allegri.