Amos Zaharia ishte një nga konkurrentët e këtij edicioni të dytë të programit të njohur në Shqipëri, Big Brother VIP. Rrugëtimi i tij u ndal në gjysmë pak javë më parë, teksa publiku vendosi që ta nxirrte jashtë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri Amosin.
Aktori ka qenë shumë aktiv në media gjatë këtyre ditëve, duke folur e rrëfyer rreth kësaj eksperience të veçantë. Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Big Brother Radio’, në Top Albania Radio, ku ka treguar se nuk arriti ta gjente veten në këtë format.
“Ka qenë një eksperiencë shumë mikse për mua. Edhe brenda shtëpisë shumë shpesh nuk e gjeja dot veten, doja të dilja. Kam përshtypjen që nuk ishte një format për mua. Jo, sepse që të jesh një lojtar aty duhet të manipulosh shumë, duhet të krijosh situata, t’i shpikësh nga hiçi.