Në “prime-n” e kaluar opinionistët e “BBVA” u përplasën ashpër me ish banorët e këtij formati.
Zhaklina ishte ajo e cila u përplasë me Efin, e më pas ishte edhe Arbëri i cili u përplas me Ronaldon, shkruan lajmi.net.
I gjithë spektakli i kaluar, u fokusua tek klipi me të cilin u përball Kiara dhe tek debatet në studio.
Lidhur me sjelljen e opinionistëve, ka reaguar edhe Arian Konomi, i cili ka qënë opinionist i “Big Brother”- 15 vite më parë, e ka një koment.
Ai i ka quajtur, “pseudo-opinionistë”, teksa ka kritikuar sjelljen e tyre në ekran, madje ai kërkon të dijë se çfarë kanë arrirë ata të dy në karrierë, që ndodhen të ulur në ato pozicione, në një program që ka super audiencë.
“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”, u shpreh Ariani.