Nominimi aktual në shtëpinë e BBV ka bërë që disa banorë të jenë më aktivë se të tjerët këto ditë.
Armaldo duket më aktiv se kurrë ditën e sotme, megjithatë nuk kanë munguar këshillat për të nga Luizi, i cili i ka këshilluar të mos merret me të pasi e ka betejën e humbur.
Luizi tha se ai thjesht po ul imazhin e tij me ato debate dhe se po merret kot me të, por megjithatë Armaldo iu kthye duke I thënë se do e ketë deri në fund të lojës brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër Luiz i tha se ai mund të qëndrojë sa të dojë, sepse nuk është ai pronari i shtëpisë, por e këshilloi që me të, mos merret. Armaldo tha se Kristi ka më shumë shanse të dalë nga shtëpia, por Luizi tha se Kristi do qëndroi dhe ai do të dalë.