Armina Mevlani ka marrë sot në mbrojtje aktoren Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar edhe për lojën.
“Olta Gixhari është e zgjuar dhe e dashur”- kështu është shprehur ditën e sotme, blogerja e njohur Armina Mevlani.
Armina u shpreh se Olta është shumë pozitive, pasi e njeh edhe nga afër. Po ashtu, ajo shtoi se edhe jashtë, Olta është njësoj si në shtëpi pasi lufton për të arritur objektivat e saj.

‘Ajo është Olta e vërtetë, e dashur, e zgjuar, për të arritur objektivat e saj ajo do bënte një formë loje, në shpirt është një person i dashur.’- tha Armina.