Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpinë e tij në Livorno.
Sasia e gjetur e kokainës shkon në vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Nëse do të shitej me pakicë në shesh, vlera do të ishte më e lartë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet u kap Agjentët, gjatë një shërbimi për parandalimin e krimeve, vunë re të riun që u fut në mënyrë të dyshimtë brenda oborrit të një ndërtese.
Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një sasi të madhe të fshehur brenda një valixhe në shtëpinë e tij.
Gjatë kontrollit u zbulua se brenda valixhes kishte disa pako kokainë me nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë.