Bayern Munich shkruan historinë në Champions, për herë të 21-të në histori sigurojnë një biletë për në fazën çerekfinale, si askush tjetër më parë, as Real Madrid, skuadër që ka fituar 14 herë këtë turne, nuk ka shkuar kaq shpesh mes tetë më të mirëve në Evropë.
Julian Nagelsmann shijon këtë sukses të rëndësishëm: “Në pjesën e parë nuk bëmë shumë mirë, lejuam më shumë hapësira se sa e kishim menduar. Në të dytën më pas u mbrojtëm mirë dhe ishim të rrezikshëm me topin në këmbë. Në fund besoj se e merituam fitoren”, theksoi Nagelsmann.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Thomas Muller, i vlerësuar si njeri i ndeshjes: “Në sfida të tilla ka gjithnjë momente që duhet të vuash, por duhet të kesh edhe fat. Luajtëm më mirë dhe në fund e merituam”, u shpreh Muller.
204550072 125fc67d Bed8 4415 82a2 Db1c1698670f
Një nga personazhet kryesor të këtij takimi ishte dhe Matthiks De Ligt: “Kur luan kundër sulmit më të fortë në botë dhe nuk pëson gol në dy ndeshje, është diçka që vlen shumë”, theksoi holandezi.