Gazeta spanjolle “Marca” bën një bilanc të situatës së João Félix, duke vënë në dukje, mbi të gjitha, rritjen e performancës së ish-lojtarit të Atleticos së Madridit që nga largimi në merkaton e janarit, në formë huazimi deri në fund të vitit te Chelsea.

Skuadra e Diego Simeones pati një sërë rezultatesh pozitive dhe humbja e fundit ishte pikërisht ndeshja e fundit e João Félix, më 8 janar, kundër Barcelonës (0-1).

Që atëherë, skuadra madrilene ka nisur një seri prej gjashtë fitoresh dhe tri barazimesh dhe “Marca” nënvizon probabilitetin e ulët që sulmuesi portugez të rikthehet në fanellën bardhekuqe. Diego Simeone i garantohet vazhdimësia në 2023/2024, kështu që kthimi i Félix në Wanda Metropolitano” nuk ka gjasa.

Atlético po përgatitet ta largojë lojtarin, të cilin e ka blerë nga Benfica në vitin 2019 për 126 milionë euro.