Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka kritikuar ashpër gjatë seancës së sotme plenare, deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Pasi kjo e fundit i cilësoi deputetët e PS si “hajdut”, Balla e quajti atë të paedukatë, madje e këshilloi që të mos bënte politikë në këtë mënyrë.
“Ti je e paedukatë, je goc e re po do të bësh politik, këtyre këtej t’i vish anash”, tha Balla.