Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka cilësuar protestën e sotme të opozitës të dështuar dhe ka theksuar faktin se shqiptarët tashmë e dinë se 21 Janari dhe Gërdeci mbajnë emrin e Sali Berishës.
Balla shprehet se nëse 2-3 mijë persona sot Saliut i janë dukur 100 mijë, atëherë i uron suksese në jetë.
“Sali Berisha ti kujton se shqiptarët besojnë që ti s’ke vrarë në 21 janar?! Apo që ti dhe të tutë s’keni hedhur në erë Gërdecin për t’u shitur amerikanëve fishekë kinezë? Sali Berisha ti ke grabitur dhe ke shkatërruar sa ke mundur, duke e katandisur Shqipërinë në vendin që nuk e vizitonte më asnjë kryeministër, me një kryeministër si puna jote që nuk e ftonte më askush.Sali Berisha ty të gënjen mendja se duke ju thënë shqiptarëve se sot kishe 100 mijë veta në bulevard dhe 50 mijë para Kuvendit sa herë proteston. Nëse 2-3 mijë persona sot ty të duken 100 mijë, atëherë SUKSESE NË JETË!
https://fb.watch/j1NTSG236e/?mibextid=qC1gEa